“Arrest shtëpie” për Berishën, avokati: Do apelojmë. Ekstra ligjore shoqërimi i masës me mbikëqyrje policore

“Arrest shtëpie” për Berishën, avokati: Do apelojmë. Ekstra ligjore shoqërimi i masës me mbikëqyrje policore

Zëvendësimi i masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”, nga Gjykata e Posaçmme, për ish-Kryeministrin Sali Berisha, ka bërë që avokati i tij Genc Gjokutaj, ta cilësojë si shqetësues.

Madje ai ka bërë me dije se masa do të apelohet në Apelin e Gjykatës së Posaçme, por refuzoi të deklarojë nëse do e zbatojë zoti Berisha arrestin e shtëpisë,

Mbeten dy masa sigurie, arresti në shtëpi dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit.

Ajo që është shqetësuese është që ky vendim shoqërohet e ndalimin e komunikimit dhe liria e shprehjes është një e drejtë kushtetuese dhe SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga Kuvendi.

Gjykata jep një shkurtim vendimi, ekzekutohet nga SPAK. Vendimi ishte i thatë, ndalimi i komunikimit përveç personave të familjes.

Ai ndodhet në banesë, ne do të ndjekim rrugën e ankimit. Pritej se kjo gjykatë ka bërë shkelje më të mëdha dhe në vazhdën e tyre është edhe vendimi i sotëm.

Gjykata specifikoi se do të jetë nën mbikëqyrjen policore. Kjo është ekstra ligjore se asnjëherë arresti i shtëpisë nuk shoqërohet me mbikëqyrje policore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy