Zgjidhja e krizës politike, Nishani ndërmjetëson takimin Rama-Basha

Zgjidhja e krizës politike, Nishani ndërmjetëson takimin Rama-Basha

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur punën për të ndërmjetësuar midis palëve politike për zgjidhjen e krizës.

Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare brenda Presidencës për “Panoramën”. Kështu, mësohet se Presidenti është në kontakt me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Ai është duke punuar për përcaktimin e formatit të dialogut dhe për axhendën, si edhe kohën kur do të mbahet ajo.

Një ditë më parë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i bëri thirrje Presidentit që të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës.

Po ashtu, ditën e sotme, Kryeministri Rama u shpreh se do ta pranonte dialogun me ndërhyrjen e kreut të Shtetit.

“‘Ka një nismë të presidentit të vendit që ne e kemi përkrahur pa asnjë ngurrim, ne jemi të gatshëm, të ulemi në tryezë dialogu pa kushte dhe si ndodhi në përpjekjen e mëparshme përsëri ka një vonesë, që shpresoj të mos jetë vonesa që paralajmëron dështimin e kësaj përpjekjeje tjetër dhe nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se për sa na takon dialogu është preferenca e parë ka qenë dhe do të mbetet, koha nuk pret, PD dhe kreu i aj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu, nga tryeza ku të gjitha partitë parlamentare të shprehin pikëpamjet e tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres në cdo drejtim”, tha Rama sot pas Kuvendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy