Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aleksandër Biberaj shprehu bindjen se qeveria e Edi Ramës rrëzohet vetëm me protesta.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Biberaj tha se njerëz që janë në burgje kanë marrë rrogë administrate publike.
I pyetur, a rrëzohet Rama me protesta? Biberaj tha:
Po e kam bindje. E para nuk është zgjedhur me vota, e thonë gjithë raportet ndërkombëtare. Është një qeverisje e zezë komplet. Nëse ka qenë gri, gri e errët, tani është bërë e zezë fare. Mandati i tretë është devijim. Nuk dëshiroj që pas një viti të themi sërish na i vodhi votat Edi Rama. Sepse nëse i vjedh votat, je i paaftë. Është një mazhorancë që s’e do këtë qeveri dhe zullumi është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Me protesta mund ta rrezosh. Për një çmim energjie është rrezuar qeveria e Borisovit në Bullgari. Është rrezuar në Gjermani, Çeki, Slloveni. Nuk ke rotacion në Shqipëri, sa të jetë Rama kryeministër. Me grupet kriminale, me patronazhistët. Rama ka të gjithë administratën publike, që e çon në rresht për të votuar. Administrata publike ka qenë 100 mijë, sot ka shkuar 180 mijë. A e dini që sot marrin rrogë administrate publike njerëz që janë në burgje. Si do ta mundësh? Neutralizoje dhe pastaj shko në zgjedhje me një qeveri teknike. Gjysma e ministrave janë pa diplomë universiteti dhe gjysma pa skandale. Janë në rresht për një, Lei Fen të gjithë. Nuk rrëzohet kjo qeveri me konferenca shtypi dhe Facebook. Unë e quaj të tejkaluar denoncimin, ka nevojë për aksion. Nuk kemi një raport pozitë-opozitë normal”.



