
Policia e Shtetit ka njoftuar nismën në kuadër të “Tetorit Rozë”, ku punonjëset e policisë përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosën grave dhe vajzave, simbolin unik të kësaj fushate, fjongon rozë.
Policia e Shtetit njofton se ky gjest mban mesazhin për sensibilizim për kujdesin ndaj vetes dhe drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.
Ndërkaq, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese dhe gjatë këtyre ditëve, kanë dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit, paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.










