"Nuk ka fitues në një luftë tarifash", tha presidenti i Kinës Xi Jinping pas një takimi me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez këtë mëngjes.
Xi Jinping i bën thirrje Kinës dhe BE-së që së bashku tarifat globale gjithëpërfshirëse të SHBA-së.
"Dalja kundër botës do të çojë vetëm në izolim", shton ai.
Xi dhe Sanchez po takohen sot për të biseduar për tregtinë dhe marrëdhëniet e përgjithshme midis BE-së dhe Kinës.
Në fillim të kësaj jave Kina njoftoi një tarifë prej 84% për mallrat e importuara nga SHBA. Kjo rritje, nga 34% erdhi pasi tarifa prej 104% e Presidentit Trump hyri në fuqi të mërkurën.
Tarifat u rritën më vonë në 125%, me Shtëpinë e Bardhë që tha të enjten se tarifat ndaj Pekinit mund të arrinin 145% për disa produkte.



