Kryeministri Edi Rama nuk i shpëtoi pyetjes së bashkimit të ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për t’ia besuar Blendi Gonxhes në përfundim të mbledhjes dy ditore të qeverisë në Shëngjin.
Rama tha se ministria e re nuk është krijuar për të larguar Elva Margaritin, por për të krijuar një strukturë të re dhe që ka të bëjnë me nevojën e jashtëzakonshme të vendit për të ecur më shpejt duke thyer edhe kufijtë tradicional.
Sipas tij, ndërkohë kur inovacioni është ekonomi, kërkon gjithashtu një udhëheqje dhe orientim të drejtpërdrejtë që s’mund ta bëj kush tjetër në këtë fazë përveçse një ministri Ekonomie që duhet të mbështesë dhe shoqërojë dhe biznesin në nevojën për inovacion dhe jo vetëm të koordinojë gjithë institucionet e tjera.
Një nga problematikat më të rënda që kemi trashëguar ka qenë kioskëzimi si fenomen shumë më i gjerë se kioskëzimi i mbeturinave në territor.
Ne kemi pasur një qeverisje dhe shtet të kioskëzuar dhe viktimë e kësaj kulture të dobët të shtetit është inovacioni.
Është investuar në dixhitalizim në vite dhe më parë, por janë krijuar sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë me njeri tjetrin.
Pse u goditëm me sukses dhe lehtësi nga armiqtë tanë kibernetik? Sepse ishte jashtë sistemit. Ishte një kioskë dixhitale dhe ne kemi shumë kioska të tilla ende që janë jashtë sferës së kompetencës së drejtpërdrejtë të pushtetit ekzekutiv.
Ndërkohë që kushtet edhe të kësaj epoke që e ka sjellë luftën kibernetike si kërcënim të ri që do shkojë duke u shtuar.
Është një luftë që vazhdimisht do goditesh dhe kërkon një sistem.
Siç kemi ushtrinë, duhet të kemi një forcë unike, ku sigurisht institucionet kanë pavarësinë e tyre në përdorimin e pjesës së tyre të sistemit, por sistemet nuk mund të jenë sisteme kioska.
Ne kemi një situatë shumë dramatike në sistemin e drejtësisë. ne kemi sistemin më arkaik në Ballkan dhe Europë nëse flasim për dixhitalizim.
Akoma me defter që janë shumë më të keqrenditur se defterët e kohës së perandorisë otomane dhe periudhës së diktaturës.
Sistemi i mbrojtjes kibernetike duhet të jetë një. Nëse sistemi i mbrojtjes do të ishte i mbrojtur nga AKSHI dhe AKCESK do e kishte më të lehtë.
Inovacioni është një problem në rast se ne nuk i marrim të gjitha të mirat dhe nga ana tjetër është një bekim që përmes inovacionit mund të bëjmë kapërcime që në kohën para teknologjisë së lartë ishin të pamundura.
Kultura është bashkuar për të shfrytëzuar shumë më tepër potenciale që kultura ka për ekonominë.
Ministri i ri është një nga drejtuesit publik më të sporvuar dhe me sukses të pranuar nga të gjithë.
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ishte një kioskë banale, një çerdhe korrupsioni, një nga skenat më brutale të maskaradës anti-shtet që ne trashëguam.
Fakti që ne arritëm qe Republika Federale e Gjermanisë të pranojë lejen tonë të drejtimit i thotë të gjitha.
Nën lidershipin e tij është krijuar një institucion shqiptar që mund ta marrësh dhe vendosësh në hartën e gjithë institucioneve europiane, pasi i plotëson standardet.
Ndryshe nuk ta njeh Gjermania patentën.



