Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak Vlorë, Atrid Hoxha, rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Vlorë me 33% më shumë e sheh si problematikë në një kohë që qyteti bregdetar vuan nga furnizimi me ujë.
Në një lidhje për MCN Live, Hoxha deklaroi se Ujësjellësi i Vlorës, vepron si kompani sh.a e cila punëson militantë të Partisë Socialiste, ku aktualisht janë mbi 420 punonjës.
Nuk e di se në cilën godinë futen këta, numër jashtëzakonisht i madh që shton kostot për këtë ndërmarrje dhe duke shtuar koston nuk ka më financa për të rritur cilësinë e shërbimit dhe orarin e furnizimit.
Ky qytet furnizohet fatkeqësisht vetëm 3 orë në ditë me ujë të pijshëm. Vlora është furnizuar 3 orë gjithsej, vazhdon po kaq.
Një qytet turistik që është epiqendra. Turizmin nuk e bën qeveria por operatorët turistikë të cilët me investimet e tyre ngrenë struktura.
Nuk e kanë rritur me asnjë minutë ujin e pijshëm, ka pasur një vëmendje të shtuar në qytetin e Vlorës për investime, por jo në energji elektrike dhe ujë.
Vlora vuan nga energjia elektrike me disa orë në ditë, një qytet që duhet të ishte elitë e turizmit europian. Janë shqetësime që ne i kemi ngritur.
Të gjitha projektvendimet kërkojnë rritjen e tarifave dhe taksave. Gjithë biznesi i Vlorës rëndohet 30-40% më shumë me taksa dhe tarifa.
Kjo bashki vetëm e qytetarëve nuk është, që ditën e parë ka rënduar barrën fiskale ndaj biznesit por edhe qytetarëve.
Nga dita e parë që është konstituar Këshilli Bashkiak, janë shtuar 70 vetë në administratë.



