Goci: Dorëheqja e Ramës është emergjencë kombëtare, Shqipëria po shkatërrohet dhe vidhet (VIDEO)

Goci: Dorëheqja e Ramës është emergjencë kombëtare, Shqipëria po shkatërrohet dhe vidhet (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 37-të, ndërsa ekzekutivi ka deklaruar se po shqyrton kërkesat e qytetarëve. Lidhur me zhvillimet dhe skenarët e mundshëm, pedagogu Ervin Goci deklaroi se protesta nuk ka një listë kërkesash, por vetëm një kërkesë themelore, të cilën e cilësoi si “emergjencë kombëtare”.

 

Sipas tij, dorëheqja e kryeministrit është e vetmja zgjidhje për situatën aktuale, ndërsa argumentoi se të gjitha problemet e tjera që i kanë nxjerrë qytetarët në protestë janë pasojë e mënyrës së qeverisjes.

 

Nuk ka disa kërkesa, ka vetëm një kërkesë dhe ajo është dorëheqja. Nuk ka listë kërkesash, sepse vetë kryeministri që ditën e parë, kur mblodhi grupin, tha se ekzistenca e tij lidhet me këtë projekt. Është një projekt që njerëzit nuk e duan dhe që do ta hasësh kudo ku të shkosh. Të gjitha pikat e tjera janë dëshira, motive dhe halle që i kanë sjellë njerëzit në shesh, por nuk kanë lidhje me kërkesën bazë, e cila është emergjencë kombëtare: dorëheqja, sepse Shqipëria po shkatërrohet dhe po vidhet.

 

Ai ndaloi edhe te shpenzimet për rikonstruksionin dhe arredimin e godinës së Kryeministrisë, të cilat i konsideroi të papranueshme në një kohë kur, sipas tij, qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale.

 

Po shikoja disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale me luksin dhe rifiniturat brenda ndërtesës së Kryeministrisë. Është krejt e kundërta e asaj që kërkohet në këto momente. Vetëm ndërtesa e Kryeministrisë, me të gjitha ndërhyrjet që nuk dihet kush i ka bërë, kush i ka komisionuar dhe si janë financuar, është kthyer në simbol të shpërdorimit të parave publike. Përmendet edhe një investim prej rreth 4.7 milionë eurosh për atë që quhet ‘Kopshti i Edenit’. Këto janë para që mund të ishin përdorur për spitale, për shërbime publike, për të sëmurët apo invalidët.

 

Goci tha se kontrasti mes luksit të institucioneve dhe gjendjes së qytetarëve është, sipas tij, fyes.

 

Në bulevard kam parë njerëz që nuk kanë ardhur vetëm për të protestuar. Ata kanë sjellë hallet e tyre, problemet e tyre, njerëz me trauma dhe vështirësi të jashtëzakonshme. Ndërkohë, kryeministri investon në luks dhe në ato që unë i quaj lajthitje estetike. Nëse do t’i bënte me paratë e veta, në shtëpinë e vet, nuk do t’i jepte llogari askujt. Por Kryeministria është pronë e qytetarëve. Ne paguajmë taksa dhe ai është i pari që duhet t’i administrojë ato me përgjegjësi. Në vend të kësaj, ato para shpenzohen për luks, ndërsa pas shpinës së protestuesve qëndron një investim milionësh vetëm për t’i kënaqur sytë kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy