Bota shënon 1 dhjetorin, ditën botërore kundër AIDS-it në kushte pandemie

Bota shënon 1 dhjetorin, ditën botërore kundër AIDS-it në kushte pandemie

1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Ky është gjithashtu një rast që bota të vlerësojë përpjekjet e tanishme për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV i cili shkakton Sidën dhe për t’u ri-angazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Një raport i ri i OKB-së vë në dukje se numri i atyre që jetojnë me virusin HIV në botë vazhdon të shtohet dhe i ka kaluar të 40 milionët – niveli më i lartë deri më sot. Afrika nënsahariane mbetet rajoni më i prekur nga sëmundja e Sidës. Më tepër se 25 milion njerëz atje jetojnë me virusin HIV. Peter Piot është drejtor i OKB-së për Sidën: “Shtimi më i lartë është në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, në vendet e ish Bashkimit Sovjetik, ku numri i njerëzve me virusin HIV është shtuar 20 herë në më pak se 10 vjet.”

Drejtorja ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS, Ëinnie Byanyima, ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë përvojën me viruset ndaj të cilave nuk ka imunitet njeriu, siç është HIV, teksa shpresojnë për vaksina kundër koronavirusit dhe të “sigurojnë se ato nuk do të jenë privilegje të personave të pasur.

Byanyima ka thënë përmes një deklarate se bota duhet të mësojë nga gabimet e përgjigjjes ndaj HIV-it “kur miliona persona në shtetet në zhvillim, kanë vdekur duke pritur për trajtim”.

Ajo ka shtuar se sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi është duke zgjeruar pabarazitë që tashmë ekzistojnë dhe është duke kërcënuar përparimin që është bërë në shëndetësi dhe zhvillim në 20 vjetët e fundit, duke përfshirë edhe përparimin e bërë për HIV.

Ky program ka paralajmëruar se pengesat që janë krijuar në shërbimet shëndetësore si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të rezultojnë me 293,000 infektime me HIV dhe rreth 148,000 vdekje të lidhura me AIDS-in deri më 2022.

Vitin e kaluar, 12 milionë persona që jetojnë me virusin HIV, nuk kanë pasur qasje në ilaçe, sipas raportit vjetor të këtij programi.

Në raport është thënë se 1.7 milion persona janë infektuar me HIV më 2019, sepse nuk kanë pasur qasje në shërbime thelbësore.

Aktualisht, më shumë se 38 milionë persona në gjithë botën janë të infektuar me HIV.

Pandemia AIDS ka vrarë rreth 33 milionë persona prej kur ka shpërthyer më 1980.

Dita Botërore e AIDS-it është përcaktuar të jetë 1 Dhjetori, nga viti 1988.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy