Grabitja spektakolare e Rinasit, dyshohet se autorët janë nga Kosova

Grabitja spektakolare e Rinasit, dyshohet se autorët janë nga Kosova

Dhjetëra persona janë shoqëruar lidhur me grabitjen e javës së kaluar në Qafë-­Kashar, ku persona ende të paidentifikuar vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë.

Të shoqëruarit janë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, dhe janë pyetur lidhur me informacionet që kanë.

Mbrëmjen e së dielës shoqëroi mes të tjerësh edhe dy persona nga Lushnja të cilët rreth orës 13:00 të datës 9 shkurt, para se të ndodhte ngjarja, kanë qenë në aksin Tiranë-­Rinas.

Lëvizjet e tyre në zonë janë identifikuar nga qelizat telefonike. Pas pyetjes për rrethanat policia ka liruar njërin prej tyre, ndërsa tjetri vazhdon të mbahet në Policinë e Tiranës.

Burime nga grupi hetimor thanë për ‘News24’ se të shoqëruarit nuk i është komunikuar ende asnjë akuzë.

Ai vazhdon të mbahet në polici pasi nuk ka dhënë një arsye konkrete mbi motivin se pse kishte qenë në atë zonë ditën e ngjarjes.

Të njëjtat burime thanë se pista kryesore e hetimit, e cila po ndiqet nga policia është se autorët e kësaj ngjarje janë shtetas kosovarë.

Edhe hetimet për ngjarjen e 3 dhjetor 2015 e çuan policinë drejt kësaj piste. Modifikimi i njëjtë i makinës me të cilën goditet blindin, mekanizmi i njëjtë, si edhe djegia e makinave ka çuar policinë në dyshimin që kemi të bëjmë me të njëjtin grup kriminal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy