Ndërron jetë ish-senatori republikan Bob Dole

Ndërron jetë ish-senatori republikan Bob Dole

Ish senatori republikan, Bob Dole, ndërroj jetë të dielën në moshën 98 vjeçare.

Senatori Dole u bë një nga figurat më të njohura të politikës amerikane, udhëheqësi i Senatit dhe kandidat republikan për president.

Me një karrierë 36 vjecare, Dole ia kushtoi përpjekjet e tij kauzës së veteranëve të plagosur dhe kujtimit të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore.

Ai u përpoq tre herë të bëhej president. Gara e tij e fundit ishte në vitin 1996, kur fitoi emërimin republikan, por humbi ndaj Presidentit Bill Clinton i cili u rizgjodh për një mandat të dytë.

Për shqiptarët, figura e Dole lidhet me angazhimin e tij te fuqishem ndaj ceshtjes se Kosoves dhe njohjen e saj si shtet të pavarur.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy