‘Bankers’/ Tomorri: Paratë e naftës shkonin në Vjenë, në Shqipëri nuk kishte asnjë lek

‘Bankers’/ Tomorri: Paratë e naftës shkonin në Vjenë, në Shqipëri nuk kishte asnjë lek

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi çështjen e hetimit ndaj kompanisë Bankers si një histori pa thelb dhe larg interesit publik.

Ajo që di të them është që e gjitha kjo është një histori qesharake… kjo nuk ka fokus interesin publik. Është thjesht intriga”, u shpreh Tomorri, duke theksuar se dinamika e zhvillimeve e ka konfirmuar këtë perceptim që në fillim.

 

Sipas tij, hetimi ndaj kompanisë ka nisur nga administrata tatimore, pasi u evidentua një skemë me katër kompani të lidhura, përmes të cilave transferoheshin fitimet jashtë vendit. 

 

“Bankersi me 4 kompani satelite që i kishte krijuar vetë, nxirrte para jashtë shtetit dhe shmangte taksat.

 

Tomorri ngriti shqetësimin se të ardhurat nga shfrytëzimi i naftës, një pasuri publike, nuk qarkullonin në Shqipëri. 

 

Paratë nuk vijnë në Shqipëri për asnjë moment, shkojnë në Vjenë dhe prej aty menaxhohen”, tha ai, duke shtuar se kjo e bënte të pamundur kapjen e tyre nga autoritetet shqiptare.

 

Një tjetër element i theksuar ishte norma e lartë e tatim-fitimit për këtë sektor, që arrin në 50%, ndryshe nga bizneset e tjera. Sipas Tomorrit, për të shmangur këtë nivel taksimi, kompania mbante artificialisht fitimet nën pragun e kërkuar. 

 

Për mos të dalë pozitiv që të paguante 50%, rrinte gjithmonë pak më poshtë”, u shpreh ai.

Në fund, gazetari theksoi se e gjithë çështja u shoqërua me masa të forta, por pa rezultate të qëndrueshme. 

 

U bë gjithë ajo zallamahi, u arrestuan njerëz, të cilët tashmë janë liruar”, deklaroi Tomorri, duke nënvizuar se hetimi nisi si një çështje fiskale dhe po përfundon pa impakt real.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy