Gjenden mbetjet e një breshke 11 milionë-vjeçare në Gjermani

Gjenden mbetjet e një breshke 11 milionë-vjeçare në Gjermani

Mbetjet e një breshke 11 milionë-vjeçare janë zbuluar në një gurore argjili në Gjermaninë Veriore, tha drejtori i gërmimeve, Gerhard Hoepfner.

”Kockat e breshkës dy metra të gjatë, u zbuluan në Gross Pampau, një qytet që ndodhet në veri të Hamburgut”, tha Hoepfner, ndërsa prezantoi gjetjet.

Mbetjet do të ekspozohen në muzeun e historisë natyrore të Luebeck.

Përveç mbetjeve të breshkës, ekipi zbuloi gjithashtu korale, kafkën e një delfini dhe eshtrat fosile të një pulëbardhe.

”Ata u gjetën midis 8 dhe 20 metra nën sipërfaqen e tokës dhe përshkruanin tërë biodiversitetin e Detit të Veriut në kohën kur breshka ishte gjallë”, tha Hoepfner.

Zbulimi i mbetjeve të breshkave është jashtëzakonisht i rrallë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy