Pritet të nisë pas pak seanca gjyqësore në themel ndaj Erion Veliaj.
Në ambientet e gjykatës ka mbërritur avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili do ta përfaqësojë në këtë proces.
Vetë Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në seancë. Ai ka depozituar një deklaratë, përmes së cilës ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati i tij gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.
Në një lidhje me studion e MCN Live, gazetari Arsen Rusta tha se pritet që edhe sot të shtyhet seanca.
Ajo që pritet të ndodhë sot është një shtyrje e kësaj seance se vetë kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm.



