
Të paktën pesë persona, mes tyre një foshnjë katër muajshe, gjetën vdekjen pasi dhjetëra tornado shpërthyen në qendër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar dëme serioze.
Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhive të furishme që filluan të premten.
Katër nga vdekjet ndodhën në Oklahoma, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në dhjetëra qarqe.
Një person i pestë vdiq nga plagët e marra në Iowa pasi një stuhi e fortë goditi Midwest.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se një hetim paraprak kishte konfirmuar se disa nga tornadot e së shtunës kishin shpërthime mbi 218 km në orë.
Qyteti i Sulphur, në Oklahoma lindore, u godit mjaft rëndë. Sipas Departamentit të Shëndetit të Shtetit të Oklahomas, u raportuan rreth 100 persona të lënduar.



