Ky 1 qershor i ka gjetur fëmijët më të pambrojtur karshi dhunës dhe shkeljes së të drejtave të tyre. Vetëm përgjatë nj1 qershorië viti 37 fëmijë kanë ndërruar jetë në rrethana të ndryshme, ndërkohë që 65 të tjerë kanë re pre e dhunës.
Në një intervistë për TvT, drejtori i përgjithshëm i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj, thotë se me këto shifra të larta të dhunës së ushtruar ndaj kategorisë më të pambrojtur, fëmijëve, ky 1 qershor duhet të ishte shpallur ditë zie.
Lënia në harresë e rasteve të denoncuara të dhunës së fëmijëve nga intitucionet shtetërore, sipas Hazizajt tregon edhe njëherë se sa pak rëndësi i kushtohet dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve .
Ai ndalet edhe te dhuna e ushtruar nga policia ndaj një 15-vjeçari me arguetn in se kishte shkelur karantinën. Sipas Hazizajt, ky rast tregon se jo të gjithë jemi të barabartë para ligjit.
Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri druan se humbja e besimit të institucionet shtetërore do të sjellë më pak raportime të rasteve dhe do të kalohet në heshtje…



