Abuzimi ndaj 16-vjeçares në Këlcyrë/ Pezullohet shefi i Krimeve në Përmet, kishte dijeni për ngjarjen. Priten pezullime të tjera (VIDEO)

Abuzimi ndaj 16-vjeçares në Këlcyrë/ Pezullohet shefi i Krimeve në Përmet, kishte dijeni për ngjarjen. Priten pezullime të tjera (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë me natyrë abuzimi seksual ndaj një vajze 16-vjeçare, me autor të dyshuar njerkun e saj, efektiv policie në Përmet, ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga institucionet e rendit.

Sipas korrespondentes së “MCN Live” nga Gjirokastra, Jonida Qirko, është pezulluar nga detyra Shefi për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, i cili dyshohet se ka pasur dijeni për rastin, por ka dështuar të veprojë në përputhje me ligjin dhe detyrimet e tij.

Sipas saj, pritet që hetimet të sjellin pezullime të tjera në radhët e stafit policor që kanë pasur dije apo implikime të tërthorta në ngjarje. 

Pezullimi i Dhurim Çenkos është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në kuadër të një hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, bazuar në Ligjin Nr.82/2024 “Për Policinë e Shtetit”. Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, dhe priten masa të mëtejshme ndaj punonjësve të tjerë që mund të jenë përfshirë ose që nuk kanë vepruar sipas ligjit.

Për këtë çështje, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Pajtim Baken, koleg i Dhurim Çenkos, ndërsa Artur Ago, efektiv policie në Komisariatin e Tepelenës, është shpallur në kërkim dhe dyshohet si autori kryesor i abuzimit seksual ndaj së miturës, i kryer përgjatë një periudhe rreth trevjeçare.

Ndërkohë, pritet që hetimet të sjellin pezullime të tjera në radhët e stafit policor që kanë pasur dije apo implikime të tërthorta në ngjarje ose që kanë dështuar në detyrën për raportim dhe ndalimin e abuzimit.

16-vjeçarja, viktimë e abuzimit të vazhdueshëm, është rikthyer pranë familjes së saj biologjike dhe ndodhet nën kujdesin e shërbimeve sociale dhe psikologjike. Ajo ka nisur të rifutet gradualisht në jetën e përditshme, ndërsa procesi i rehabilitimit do të vijojë përmes seancave të rregullta me psikologë të licencuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy