Kapen në Greqi 125 kg kanabis, vinte nga Shqipëria

Kapen në Greqi 125 kg kanabis, vinte nga Shqipëria

Policia greke ka arritur të zbulojë dhe sekuestrojë një tjetër sasi të konsiderueshme kanabis sativa, e cila vinte nga Shqipëria.

Droga është zbuluar në Igumenicë, pas dyshimeve të policisë se në një automjet po trafikohej lëndë narkotike.

Sipas mediave greke, policia u vu në ndjekje të mjetit, brenda të cilit u zbuluan dhe sekuestruan 30 pako drogë, ose 125 kg marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria.

Për pasojë është arrestuar drejtuesi i mjetit, një 40 vjeçar grek, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Po ashtu bëhet me dije se është ndaluar dhe një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe drejtuesi grek i të cilit u arrestua gjithashtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy