Në Gaza, fëmijët po përballen me një situatë katastrofike ku prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’u japin ujë të kripur për të pirë.
Kjo është bërë e ditur nga UNICEF, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë.
Toby Fricker, një zëdhënës i UNICEF, i tha BBC se mangësitë që ekzistonin në Gaza edhe para konfliktit aktual janë çuar në një nivel tjetër.
Fricker bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe për të rritur furnizimet me ndihma në Gaza në baza të qëndrueshme.
Ajo që shohim çdo ditë është se fëmijët vriten, plagosen dhe gjymtohen.
Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme: mbrojtja e jetës së fëmijëve dhe mbajtja e tyre në jetë.



