Viti 2024, më i nxehti ndonjëherë në Japoni

Viti 2024, më i nxehti ndonjëherë në Japoni

Temperatura mesatare e Japonisë në vitin 2024 ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë për të dytin vit radhazi, që nga fillimi i statistikave në 1898.

Kjo u njoftua nga Agjencia Kombëtare Meteorologjike (Jma), duke raportuar se temperatura mesatare në vitin e sapombyllur ishte 1.48 gradë Celsius më e ngrohtë se vlera mesatare në 30 vitet deri në 2020, duke tejkaluar diferencën prej 1.29 gradë të regjistruar në 2023.

Në vitet e fundit, Japonia ka shfaqur një tendencë të rritjes së vazhdueshme të temperaturave, veçanërisht në periudhën pesëvjeçare 2019-2024, e cila renditet ndër gjashtë vitet më të nxehta ndonjëherë.

Drupal Ad

Vjeshtën e kaluar janë vërejtur temperatura mesatare rekord, konstaton JMA, ashtu si në verë dhe në veçanti muajt prill, korrik dhe tetor shënuan kulme historike.

Konkretisht, temperatura më e lartë e raportuar në mbarë vendin në vitin 2024 ishte 41 gradë më 29 korrik në prefekturën Tochigi.

Vapa vazhdoi deri në vjeshtë, ku merkuri në qendër të Tokios që arriti në 30.1 gradë më 19 tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy