Mark Marku në Zululand: Dritëro Agolli nuk është kolos i letërsisë. Ka qenë një shkrimtar i talentuar. Por i ka shërbyer regjimit komunist. (VIDEO)

Mark Marku në Zululand: Dritëro Agolli nuk është kolos i letërsisë. Ka qenë një shkrimtar i talentuar. Por i ka shërbyer regjimit komunist. (VIDEO)

Sonte në Zululand ishte i ftuar Mark Marku. Por këtë herë jo si opinionist politik, por si kritik letrar e njohës i letërsisë. Sepse argument i bisedës ishte Dritëro Agolli. Marku shprehu qysh në fillim mospajtimin e tij me vlerësimet e fryra që i janë bërë këto ditë, por edhe në të gjallë të Agollit, duke e konsideruar si patriark apo kolos të letërsisë. “Agolli ka qenë një shkrimtar i talentuar dhe do të mbahet mend si i tillë, por ai nuk ka qenë një kolos në letërsi, madje si poet, ai është poshtë nivelit të shumë poetëve të tjerë shqiptarë, si Mjeda, Poradeci, Martin Camaj, ndërsa sa për krahasimin me bashkëkohës të tij jashtë Shqipërisë as që mund të flitet”, tha Marku.

Më tej ai e konsideroi  Agollin një shkrimtar socrealist, të bërë njësh me regjimin komunist. Nano ndërhyri për të rrëfyer një përjetim personal të tijin: “Kur kam lexuar Komisarin Memo që ka qenë pa diskutim një vepër socrealiste, mua më ka mbetur në mendje një fakt që i ikte disi skemës socrealiste. Titulli i romanit kishte të bënte me komisarin, por personazhi më i dashur i romanit ishte komandanti Rrapo, që vihej herë pas here në konflikt me komisarin. Ky fakt më ka mbetur në mendje, e nuk më ka ndodhur që ta vë re te shkrimtarë të tjerë socrealistë, duke lënë mënjanë Ismail Kadarenë që ishte tjetër gjë.” Marku tha se Agolli ishte më i talentuar, e më pak skematik, se të tjerët, por ai mbetet gjithsesi një shkrimtar socrealist.

Më tej, u fol edhe për Agollin si personazh të politikës, për rolin e tij në krye të lidhjes.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun….

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy