Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë greke në zonën e Volos, pasi fshehu pas kroskotit të makinës katër pako me dy kilogramë heroinë.
Bëhet fjalë për një burrë me origjinë shqiptare, i cili akuzohet si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.
Policia sekuestroi edhe një pako të pestë me 51 gram kokainë. Siç u njoftua, i arrestuari e kishte marrë lëndën narkotike nga Athina, me qëllim transportimin e tyre në Volos dhe Selanik, ku do ta shiste.
Sipas mediave greke, policia kishte siguruar informacion për itinerarin dhe mbrëmjen e djeshme mjeti me drejtuesin shqiptar u ndalua.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi mënyrën e veprimit të shqiptarit dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tij.



