Në ushtrinë shqiptare do të rikthehen rezervistët, të cilët do jenë sa 30% e forcave të rregullta, ndërkohë që buxheti për mbrojtjen do të jetë jo më pak se 2%. Qeveria ka miratuar strategjinë për dhjetë vitet e ardhshme, ku zbardhet se shpenzimet për mbrojtjen mund të shkojnë mbi 700 milionë euro në vitin 2033.



