200 vjet histori dhe kërkime shkencore, shkrumbohet Muzeu Kombëtar i Brazilit (FOTO/ VIDEO)

200 vjet histori dhe kërkime shkencore, shkrumbohet Muzeu Kombëtar i Brazilit (FOTO/ VIDEO)

Muzeu Kombëtar i Brazilit në Rio është shkrumbuar nga një zjarr masiv që përfshiu ndërtesën gjatë natës së të dielës. Zjarri u përhap brenda pak minutash në ndërtesën e vjetër, por nuk pati të lënduar. Flakët kanë nisur pak pasi muzeu u mbyll, raportojnë mediat lokale.

Rreth 50 zjarrfikës u angazhuan në fikjen e tij. Muzeu Kombëtar i Brazilit është një nga më të mëdhenjtë dhe më të vjetrit në Amerikën Latine. Ai ishte strehë e mbi 20 milionë objekteve që i përkasin historisë së natyrës dhe antropologjisë. Ai ndodhet brenda ndërtesës së Sao Cristovao në Rio de Janeiro, ish-rezidenca e familje mbretërore portugeze.

Autoritetet thonë se brenda muzeut ka pasur substanca të djegshme dhe kjo mund të jetë bërë shkak për nisjen e zjarrit.

Edhe pse nuk ka ende shifra të sakta, mendohet se dëmi i shkaktuar është i pallogaritshëm. “200 vjet punë, kërkime dhe dije kanë humbur”, tha presidenti brazilian, Michel Temer.

Pavarësisht vlerave shkencore dhe historike, Muzeu Kombëtar e ka vuajtur mungesën e fondeve gjatë viteve të fundit. Në qershor të këtij viti, këtij institucioni iu akorduan 5.3 milionë dollarë për rinovimin e librarisë, çatisë dhe riparime të tjera. Kontrata parashikonte që një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume të investohej në masa për parandalimin e zjarrit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy