Dosja “Partizani”/ Kryeministri Rama thirret nga GJKKO si dëshmitar te gjyqi i Berishës

Dosja “Partizani”/ Kryeministri Rama thirret nga GJKKO si dëshmitar te gjyqi i Berishës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të thirrur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama në çështjen e njohur si “Partizani”.

 

Rama do të japë dëshmi në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, lidhur me procesin e privatizimit që është në fokus të hetimeve.

 

Kërkesa për thirrjen e Ramës ishte bërë publikisht nga Berisha dhe përmes përfaqësuesve të tij ligjorë, ndërsa nuk hasi kundërshtim nga SPAK. Më pas, GJKKO vendosi ta pranojë këtë kërkesë.

 

Çështja “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj 2025. SPAK ka ngritur akuza për korrupsion pasiv ndaj ish-kryeministrit Berisha, ndërsa Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. 

 

Sipas organit të akuzës, ai ka përfituar rreth 5.4 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga një projekt ndërtimi, i favorizuar nga vendime të marra gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy