Dështojnë bisedimet për qeverinë e re në Mal të Zi, Mehmeti: Nëse do votohej do ishte jo legjitime! E vetmja mundësi, zgjedhjet e parakohshme

Dështojnë bisedimet për qeverinë e re në Mal të Zi, Mehmeti: Nëse do votohej do ishte jo legjitime! E vetmja mundësi, zgjedhjet e parakohshme

Kanë dështuar përpjekjet për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi të udhëhequr nga Miograd Llekiç pasi shumica parlamentare nuk arriti një marrëveshje.

Lidhur me këtë çështje, kreu i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti tha se edhe nëse do votohej pro, qeveria e re do të ishte jolegjitime pasi kemi të bëjmë me ndryshimin e ligjit për Presidentin.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Mehmeti theksoi se e vetmja zgjidhje për Malin e Zi, janë zgjedhjet e parakohshme dhe se Moskës dhe Beogradit i intereson destabilizimi në Ballkan.

Sipas Mehmetit,  Abazoviç përveç faktorit shqiptar ka zhgënjyer edhe mbarë opinionin kombëtar.

Sa i përket situatës politike, dhe më herët kemi paralajmëruar që qeveria aktuale dhe ajo e mëparshme kanë qenë jashtë çdo konteksti të të bërit politikë parimore. Po të kishin ardhur deri tek marrëveshje sërish do kishim qeveri legjitime se kemi të bëjmë me ndryshimin e ligjit për presidentin, pasi mandatarin e mandaton presidenti. Kemi të bëjmë me një vakance të Gjykatës Kushtetuese, ligji është në Gjykatën Kushtetuese për t'u trajtuar për kushtetueshmërinë .Kjo e bën të vështirë dhe do ishte jo stabile. Ne nuk do ta mbështesim këtë qeveri sikurse nuk e mbështetëm qeverinë e 42-të.

Moskës dhe Beogradit i leverdis të kemi një situatë të tillë dhe një destabilizim të rajonit me qëllim përmbushjen e interesave të tyre në rajon. Edhe qeveria në pakicë nuk kishte guximin të gjente partnerët e besueshëm për qeveri stabile, dhe po të bëhej kjo qeveri e 44 do të kishim një ngërç. Vetëm zgjedhjet e parakohshme do të ishin një parandalim i së keqes dhe shpresoj të ndodhin brenda këtij vitit.

Ligji për presidentin nuk ka pasur nevojë të ndryshohet dhe sidomos në ato nene kryesore ku i jepen kompetencat e kreut të shtetit. Gjykata Kushtetuese do të thotë fjalën e fundit, por fakti që ka vakancë gjërat mund të zvarriten. Besoj te rrymat e shëndosha që kanë përbërë shumicicën dhe që do të gjejnë guximin që të mblidhen, të mbahet Kuvendi kur do të zgjidheshin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që dhe me zgjedhjet e ardhshme të ketë legjitimitet. Nëse shkohet në zgjedhje pa GJK sërish do ishin jo legjitime.

Abazoviç na ka zhgënjyer neve si shqiptarë, por edhe mbarë opinionin mbarëkombëtar. Abazoviç ka humbur besimin dhe tek partnerët  vet të koalicionit, në qeverinë e 42. E vetmja zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme. Abazoviç ka dështuar politikisht, nuk i bën mirë dhe proceseve të integrimit. Kemi kthim mbrapa të proceseve që për vite më radhë janë ndërtuar me sakrificë.

Deri sa nuk ka marrëveshje mes shumicës, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Qytetarët duhet ta kuptojnë që e vetmja mënyrë drejt BE është votë drejt subjekteve që janë pro Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy