Urdhër-arresti për Netanyahu-n, Shtuni: Kërkesa nuk ishte e përshtatshme pasi po kërkohet armëpushim (VIDEO)

Urdhër-arresti për Netanyahu-n, Shtuni: Kërkesa nuk ishte e përshtatshme pasi po kërkohet armëpushim (VIDEO)

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Adrian Shtuni tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se kërkesa për urdhër-arreste nga prokurori i ICC nuk është e përshtatshme për këtë kohë, kur po kërkohet dhe një armëpushim mes palëve.

Duke vijuar më tej, Shtuni theksoi se kërkesa e bërë në të njëjtën kohë si për liderët e Hamasit dhe për Netanyahu-n dhe Gallant krijon një problematikë pasi vendos një shenjë barazimi mes dy palëve.

Nuk ka një urdhër arresti. Ka një kërkesë. Prokurori ICC-së po kërkon lëshimin e urdhërarrestit për Netanyahu-n dhe Gallant, në të njëjtë kohë që po kërkon lëshimin e urdhërarrestit për 3 liderë të Hamasit. Akuzat janë për shfarosje, vrasje, përdhunim, dhe marrje përngjesh.

Është bërë kërkesa dhe për lëshimin e një urdhërarresti për Netanyahu-n dhe Gallant dhe fakti që po bëhet një kërkesë në të njëjtën kohë  për lëshimin e urdhërarrestit si për eksponentët e Hamasit dhe lidershipin e Izraelit është cilësuar si problematike se duket se vë një shenjë barazimi, ekuivalencë mes të dyja krahëve, mes përfaqësuesve të Haamasit dhe përfaqësuesve të një shtetit siç është Izraeli. Kjo është problematike, por dhe e veçantë se është hera e parë që një prokuror i kësaj gjykate po kërkon të lëshohet një urdhër arrest ndaj përfaqësuesve të një qeverie demokratike. Është edhe e habitshme. Kërkesa duhet të miratohet nga një panel prej 3 gjyqtarësh para se të arrihet në pikën që të lëshohen urdhërarrestet.

Këtu është pikëpyetja që e bën këtë si kërkesë më tepër të nivelit politik dhe krijon ndasi sepse krijon një problem ndërkohë që po kërkohet një armëpushim.  Nuk besoj se është e përshtatshme në këtë moment.  

Izraeli po lufton me një sërë armiqsh që janë të betuar për ta shfarosur Izraeli.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy