Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij në Parlament se do të mbështeten fermerët me naftë falas dhe se janë 14 milionë dollarë, të cilat adresojnnë nevojat parashtruara përmes aplikimeve të fermerëve.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se paketa e rezistencës sociale, shton mbështetjen për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plot të të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes.
Ai deklaroi se skema ka dhe një tjetër efekt pozitiv, pasi po rrit në mënyrë të ndjeshme formalizimin dhe po ndihmon që të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat, fermerët dhe fermat.
Besojmë se subvencionet e dhëna më parë, por edhe sot që flasim, përsëri mbetemi në vazhdën e një politike që ka një fytyrë sociale, por më shumë se një fytyrë sociale është një masë sociale, ndonëse transformimi i bujqësisë nuk është ai i dëshiruari. Ne po i largohemi në mënyrë graduale financimit të vetmisë të të qëndruarit veç, të të mbeturit brenda një ngastre të vogël, të të përsëriturit të ciklit vicioz të një mbijetese. Po financojmë dhe do financojmë gjithmonë e më shumë të gjitha ato pika zhvillimi të bujqësisë së re përmes bashkimit, krijimit të rrjeteve ku kontributorët në nivele të ndryshme janë të përfshirë, për interesin e tyre vetjak dhe ku ata që punojnë në ngastrën e tyre, në tokën e tyre, ata që grumbullojnë prej tyre dhe shesin, janë të gjithë të bashkuar dhe ndërkohë që secili bën punën e vetë, në fund shesin të gjithë bashkë.
Sipas tij, nuk ka sot mundësi në bujqësi të kalosh në nivel tjetër ekonomie, duke qëndruar vetëm dhe se asgjë nuk të nxjerr nga kufijtë e mbijetesës, nëse qëndrohet vetëm.
Nuk mund të marrësh mbështetje nëse ke dy krerë, sepse mbetesh vetëm me dy krerë. Bashkimi nënkupton se disa persona mund të bëhen bashkë. Kalimin e biznes në biznes të vogël dhe të madh. Nëse sot kemi biznes të madh në bujqësi, nuk e kemi kulturën që ka biznesi i vogël në zonat urbane.



