Në komunikimin javor këtë të diel Kryeministri Edi Rama e ka thënë Troç se nuk ka ndërmend të jetë sërish kryeministër i Shqipërisë nën presionin e partive të vogla. Rama u shpreh se në 4 vitet që kaluan ka patur shumë presione nga aleati kryesor. Kryeministri tha se nëse vjen i vetëm në pushtet atëherë do të kemi një administratë në shërbim të qytetarëve.



