
Maqedonia e Ilindenit u promovua si variant më I mirë I emrit të ri të Maqedonisë, duke gjetur mbështetje nga të dy palët Shkupi dhe Athina. Por duket se në momentin kur pritej që propozimi të gjente kompromis të brendshëm, kjo ka hasur në vështirësi më të mëdha.
Zgjidhja Erga Omnes, që do të thotë se Maqedonia nuk do të njihet me ndërkombëtarisht Republika e Maqedonisë, por me emër të tjetër për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, është kundërshtuar nga presidenti Ivanov.
“Qëndrimi i Presidentit Ivanov është parimor dhe njëherit konzistent me qëndrimet e deritanishme të presidentëve të Republikës së Maqedonisë. Ky është qëndrimi se Presidenti Ivanov nuk pranon zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm ose erga omnes”, thuhet në komunikatën nga kabineti i Presidentit të Maqedonisë.
Por nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev duket i palëkundur për t'i dhënë shtetit të tij një emër të ri, bazuar mbi negociatat me Athinën. Zaev paralajmëron se marrëveshja do të kalojë përmes ratifikimit dhe më pas referendumit.
Opozita nga ana e saj përmes partisë më të madhe VMRO-DPMNE ka kërkuar zgjedhje të parakoshhme, propozim që është kundërshtuar nga partitë shqiptare. Këto të fundit e cilësojnë të papërshtatshme mbajtjen e zgjedhjeve, në një kohë kur negociatat për çështjen e emrit janë në kulmin e tyre.



