Strehimi i afganëve/ Nënkryetarja e Bashkisë: Qëndrim i përkohshëm, deri kur të nisë viti i ri akademik (VIDEO)

Strehimi i afganëve/ Nënkryetarja e Bashkisë: Qëndrim i përkohshëm, deri kur të nisë viti i ri akademik (VIDEO)

Qyteti Studenti pritet të jetë një nga qendrat ku do të akomodohen emigrantët politikë të Aganistanit. Mbi planin e Bashkisë së kryeqytetit për menaxhimin e kësaj situate e ftuar në studion e lajmeve në MCN TV ishte nënkryetarja e saj, Anisa Ruseti.

Gjatë fjalës së saj Ruseti bëri të ditur se fillimisht ata do të strehohen në 2 godina, nga 5 që janë vënë në dispozicion me një kapacitet prej 1200 shtretërish. Ndarja në dhoma do të bëhet sipas marrëdhënieve familjare apo preferencave individuale.

Gjithashtu ajo sqaroi se qëndrimi i afganëve në ‘Qytetin Studenti’ është i përkohshëm, bëhet fjalë për 2-3 javë, dhe më pas kur të nisi dhe viti i ri akademik, ata do të dërgohen në qytetet bregdetare.

Për ta janë vënë në dispozicion edhe stafe mjekësore, ku do t'iu nënshtrohen një testi të shpejt anti-COVID si edhe vizita të tjera për gjendjen shëndetësore. 

Sikundër dihet situata është dinamike dhe nuk kemi një numër fiks se sa persona fo vijnë për tu strehuar në vendin tonë. Ne kemi marrë masa për lirimin e 5 godinave në total me një kapacitet prej 1200 shtretër. Qytet Studenti do të jetë vetëm pika hyrëse e parë për afganët dhe godinat do të lirohen para nisjes së vitit të ri akademik që ato tu rikthehen sërish studentëve. Ne kemi marrë përsipër vetëm strehimin e tyre, pa kosto financiare për bashkinë.

Intervista e plotë

1.Znj. Ruseti, fillimisht dua t’ju pyes, të gjithë emigrantët që do të qëndrojnë në Tiranë do të vendosen në Qytetin Studenti?

Për shtetasit afganë që vinë këtu duhet sqaruar fillimisht se ata janë azilkërkues dhe nga informacionet e mia një pjesë e tyre do të akomodohen në Qytet Studenti dhe një pjesë në Durrës.

2.Sa godina janë liruar për ta dhe si do të menaxhohen?

Si kundër ju e dini situata është dinamike dhe nuk kemi një numër fiks, kemi marrë masa për lirimin e 5 godinave me numër të reduktuar studentësh. 1200 shtretër në dispozicion, por kjo do të jetë në varësi të numrit të atyre që do të vinë deri sa të gjejmë një formë tjetër alternative. Qytet Studenti do jetë vetëm pika hyrëse e parë, qëndrimi do jetë për një periudhë të shkurtër kohore dhe do lirohet para se të filloj viti i ri akademik.

3.A nuk kishte një plan tjetër të zbatueshëm, ne kemi sjellë në MCN se si studentët janë njoftuar për largimin sot për nesër, pa patur një mundësi zgjedhje? Kur u njoftua Bashkia për strehimin e tyre?

Ajo që kemi kërkuar ka qenë bashkëpunimi i studentëve sepse e dimë që nuk është e mirë të njoftohesh në momentin e fundit, por duke ndjekur në kohë reale ajo që po ndodh aktualisht në Afganistan pjesa më e madhe e studentëve ka qenë bashkëpunues për tu larguar për të ndihmuar ata njerëz në nevojë. Gjithsesi u është ofruar një mundësi tjetër në Qytet Studenti, në një godinë tjetër.

4.Çështja e sigurisë, si do të ruhen ata?

Të gjitha strukturat për menaxhimin e kësaj situate janë aktualisht në terren konkretisht në dy godinat e para që kemi evidentuar për strehimin e tyre, kjo dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë aty. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ministria e shëndetësisë, si për testet e covid ashtu edhe për nevoja të tjera mjekësore.

5.Kush i mbulon shpenzimet, për strehim, ushqyerje e të tjerë?

Kostot nuk janë të paguara nga bashkia, kjo është një kërkesë e SHBA-së, por edhe pse Shqipëria është anëtare e NATO-s ne kemi marrë përsipër menaxhimin dhe strehimin, por pa kosto financiare për bashkinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy