Prokuroria e Tiranës në bashkpunim me policinë kanë vendosur sekuestro perventime për pasurinë e Sokol Markut, një 32-vjeçari i dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.
Marku, i lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, është i dënuar sipas vendimit 459 A datë 11.03.2013 të Gjykatës Tiranë, e cila ka bërë dhe ndreqjen e vendimit nr.77 dt.31.01.2013 të Gjykatës Tiranë, për paqartësi dënimi ( nëse kishim të bënim me një dënim me burgim apo dënim alternativ), duke e dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikeve" parashikuar nga neni 283/1 i K.penal.
Gjithashtu po sipas vendimit penal nr.1046 date 05.04.2016 të Gjykatës Tiranë, si dhe vendim penal nr.139 dt.1002.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", parashikuar nga neni 235/1 të K.Penal.
Gjithashtu nga të dhënat rezulton se Marku merret dhe me trafik të lëndëve narkotike në Itali. Për këtë arsye atij i janë sekuestruar 18 mjete ku përfshihen BMË dhe Porsh, dy aktivitete biznesi lokale si dhe 10 pasuri të paluajtshme si njësi tregtare, vila, apartamente me një vlerë rreth 5 milonë euro përafërsisht.
Në Tiranë në emër të shtetasit Sokol Marku dhe familjarëve të tij figurojnë pasuritë e rregjistruara si më poshtë :
• ZK 8370 volumi 26, faqe 154, njësi me sipërfaqe 53.6 m2.
• ZK 8340 volumi.23, faqe 67, truall me siperfaqe 1261 m2.
• ZK 8340 volumi 24, faqe 67, ndërtesë me sip. 150 m2.
• ZK 3866 volumi 33, faqe 118, apartament me sip.50 m2.
• ZK 8120 volumi 48, faqe 57, truall me sip.412.3 m2 dhe ndërtësë me sip.173.8 m2. apartament ne kavaje me sip 70 m2 ne zk3101 qerret lavajr pasuri a me nr 14 /229. Biznesi bar kafe me adresë në rrugën ‘Dora Distra’, godinë dy katëshe me një sipërfaqe trualli 3600 m2 dhe ndërtim 260 m2 për kat, me emrin ‘Hoë higt’ dhe në emër tregtari ‘viteli bar’. Biznesi bar kafe në rrugën ‘Shaqir Hoshafi më një sipërfaqe 115 m2 me nipt l62115036h pasuria me nr 3/257 zk 8150 . Objekt trekatësh në rrugën e Dibrës në proces legalizimi me sip 160 m2 për kat dhe papafongo.



