Spanja, përdoruesi më i madh i pesticideve në Europë (VIDEO)

Spanja, përdoruesi më i madh i pesticideve në Europë (VIDEO)

Spanja, Franca, Italia dhe Gjermania janë  konsumatorët më të mëdhenj të pesticideve në Bashkimin Evropian (BE).Sipas të dhënave të publikuara të hënën nga organi statistikor Eurostat  k atër vendet, të cilat mbulojnë pothuajse gjysmën e tregut bujqësor të BE-së, përbënin 79% të shitjeve të pesticideve.

Raporti ngre shqetësime në lidhje me ndikimin epërdorimit të pesticideve  mbi shëndetin e banorëve të BE. Spanja është konsumatori më i madh i bllokut i kimikatit, i cili përdoret për të mbrojtur të korrat nga insektet dhe organizmat e tjerë që mund t'i dëmtojnë  ato. Fungicidet dhe baktericidet përbënin shumicën e shitjeve të pesticideve në Spanjë (38.9k ton), Itali (37k ton) dhe Francë (31.9k ton).Në Gjermani, insekticidet dhe acaricidet, të cilat janë helmuese ndaj buburrecave dhe merimangave, shiteshin në sasin e (15,463 ton)

Hulumtuesit kanë lidhur ekspozimin afatgjatë të pesticideve me zhvillimin e kancerit, çrregullimet neurologjike dhe sterilitetitin.

Fermerët, njerëzit që jetojnë pranë plantacioneve, komunitetet indigjene, gratë shtatzëna dhe fëmijët janë veçanërisht vulnerabël ndaj efekteve të tyre negative.

"Përdorimi i tepërt i pesticideve është shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, mjedisin dhe nuk është e saktë   të thuhet nëse  ato janë jetike për të siguruar gjendjen e mirë të ushqimit", pohuan  dy ekspertë të Kombeve të Bashkuara pas publikimit  të vitit të kaluar të një dokumenti të OKB-së për  kimikatët.Raporti vendosi që përdorimi i tepruar i pesticideve gjithashtu mund të kontaminojë burimet e tokës dhe të ujit, të ulë vlerën ushqyese të ushqimit dhe të vrasë grabitqarët natyrorë të dëmtuesve.

Nga ana tjetër  prodhuesit dhe shoqatat e industrisë kanë argumentuar se kimikatet janë të prirura për keqpërdorim nga fermerët dhe se pesticidet janë të nevojshme për të rritur prodhimin në fermat, për të siguruar që ato të funksionojnë në mënyrë efikase dhe të mbeten të qëndrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy