Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec nga i riu me të cilin kishte lidhje, ishte përdorues droge (VIDEO)

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec nga i riu me të cilin kishte lidhje, ishte përdorues droge (VIDEO)

Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin e një dite më parë në Pogradec, ku 31-vjeçari Ilirjan Selmani vrau me thikë dhe më pas i vuri zjarrin banesës së 52-vjeçares Kozeta Teço, me të cilën kishte lidhje intime prej tre vitesh.

Gazetarja Elsa Xhindole raportoi për “MCN Live” se i riu i arrestuar njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Autori i dyshuar e kishte kaluar natën në banesën e Teços, ku dyshohet se ka pasur një grindje dhe Selmani e ka qëlluar me thikë në fyt Teçon, për të fshehur gjurmët ka djegur banesën e 52-vjeçares.

31-vjeçari i cili njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, nuk e ka pranuar vrasjen e 52-vjeçares, por policia ka siguruar prova të mjaftueshme se autori i krimit është pikërisht Ilirjan Selmani.

Krimi ndodhi në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.  

Por hetimet zbuluan se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë. 

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Ilirjan Selmani, 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh. 

Selmani dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen Kozeta Teço, 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00 të së hënës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy