Papa Françesku në një letër drejtuar peshkopëve amerikanë, kritikon ashpër politikën e emigracionit të Donald Trump.
Ai shprehet se deportimi i emigrantëve dëmton dinjitetin njerëzor.
Dëbimi i njerëzve që në shumë raste kanë lënë atdheun e tyre për arsye të varfërisë ekstreme, pasigurisë, shfrytëzimit, persekutimit ose përkeqësimit të rëndë të mjedisit, cenon dinjitetin e shumë burrave dhe grave dhe të familjeve të tëra.
Unë e kam ndjekur nga afër krizën e madhe që po ndodh në Shtetet e Bashkuara. Ndërgjegjja e formuar siç duhet nuk mund të mos shprehë një gjykim kritik dhe mos dakordësi.
I bëj thirrje të gjithë besimtarëve të Kishës Katolike dhe të gjithë burrave dhe grave të vullnetit të mirë të mos dorëzohen para rrëfimeve që diskriminojnë dhe shkaktojnë vuajtje vëllezërit tanë.



