Zyrtari ukrainas: Më shumë se 5 mijë qytetarë janë bllokuar në postbllokun e Zaporizhzhias

Zyrtari ukrainas: Më shumë se 5 mijë qytetarë janë bllokuar në postbllokun e Zaporizhzhias

Një pikë kontrolli ruse në rajonin juglindor të Zaporizhzhia është bërë e vetmja mënyrë relativisht e sigurt për ukrainasit që  të largohen nga zonat e pushtuara jugore për në territorin e mbajtur nga ukrainas. 

Por raportimet e fundit tregojnë qindra automjete të rreshtuara, të paaftë për të kaluar. 

Ivan Fedorov, kryebashkiaku i Melitopol tha në televizionin ukrainas të martën se evakuimi nga territoret e pushtuara është problemi më i madh.

Evakuimi është pothuajse i pamundur sot. Sot aty janë mbledhur më shumë se 5000 njerëz, mbi 1200 vetura.

Fedorov, i cili nuk është në Melitopol, raportoi vdekjen e pesë personave që prisnin të largoheshin ditët e fundit. Ai nuk shpjegoi rrethanat e vdekjes.

Njerëzit nuk mund të shkojnë as të blejnë ushqim për veten e tyre. Kushti i vetëm me të cilin rusët i lejojnë njerëzit të shkojnë për të blerë ushqime në qytet është t'i lënë të gjitha dokumentet (pasaportë, patentë shoferi etj.).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy