Abuzuan me tenderat, procedohen 10 zyrtarë të portit të Durrësit

Abuzuan me tenderat, procedohen 10 zyrtarë të portit të Durrësit

Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera 10 zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës.

Policia lokale ka ekzekutuar vendimet e gjykatës për zyrtarë apo ish-zyrtarë të portit bregdetar. Ata janë:

1.A. L, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, detyrim me paraqitje,

2.S.T, 58 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoritetin Portual Durrës,

3. N.H, 61 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoritetin Portual Durrës".

4. L.K, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoritetin Portual Durrës,

5. E.K, 33 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës

6. J. R, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës.

7. A.M, 53 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish-jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës.

8. A.K, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoritetin Portual Durrës,

9. Sh.Xh, 55 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, ish-zëvendësdrejtor i Forcës së Sigurisë në Autoritetin Portual Durrës.

10. Y. K, 66 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish-specialist i blerjeve të vogla në Sektorin e Prokurimeve Publike. Krahas masës së detyrimit me paraqitje, ndaj tyre është vendosur edhe përjashtimi nga sektori publik "Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik".

Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, autoambulance dhe mjeti zjarrfikës.

Sipas policisë, ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik.

Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy