Kryeministri Edi Rama e nisi sot javën me një takim me drejtuesit politikë të qarqeve. Edi Rama foli për mediat pas takimit, ku deklaroi se është momenti për më shumë bashkëpunim me qytetarët. Ai shtoi se nuk kënaqet asnjëherë as me veten e lere më me drejtuesit politikë.
“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lëre më me drejtuesit politikë.”
Kujtojmë se kryeministri Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë 74 mandate për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.



