Pas stuhive të forta, banorët e Kalifornisë po përgatiten të përballen me shira të tjerë të dendur sot pas tre javësh reshjesh të paprecedentë që vranë të paktën 19 njerëz.
Dje një valë e madhe shiu dhe bore në male goditi shumë zona të shtetit më të populluar në Shtetet e Bashkuara, tokat e të cilit tashmë janë të ngopur me ujë.
"Përmbytje katastrofike" pritet në luginën e poshtme të lumit Salinas, një rajon i rëndësishëm bujqësor në jug të Gjirit të San Franciskos.
"Nuk ka mbaruar," paralajmëroi guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom në një konferencë shtypi , duke argumentuar se edhe nëse shiu ka rënë në intensitet , tokat kanë mbetur të mbytura me ujë dhe për këtë arsye rreziku i përmbytjeve ka mbetur i konsiderueshëm .
Disa zona janë evakuuar sepse ka frikë se përmbytjet do të bllokojnë rrugët kryesore arteriale, duke i bërë përpjekjet e ndihmës publike të vështira nëse jo të pamundura.
Deri më tani në zonat e San Francisco, Sacramento dhe Santa Barbara , reshjet në javët e fundit janë ekuivalente me sasinë prej gjashtë muajsh ose më shumë . Edhe pse Kalifornia ka nevojë për ujë pas një vere përvëluese, teprica në javët e fundit nuk po shkakton asgjë tjetër veçse probleme. Shirat kanë shkaktuar deri tani 19 të vdekur.



