Moti i ftohtë “mbyll” shkollat/ Çejku: Ndërtohen pa standarde, nxënësit nuk mund të ngrohen në Tiranë, imagjino në veri (VIDEO)

Moti i ftohtë “mbyll” shkollat/ Çejku: Ndërtohen pa standarde, nxënësit nuk mund të ngrohen në Tiranë, imagjino në veri (VIDEO)

Shkollat mbyllen për tre ditë deri në një tjetër vendim të Ministrisë së Arsimit, pasi sipas mistres Evis Kushi kjo bëhet për arsye të të ftohtit polar që pritet të përfshijë vendin tonë.

Lidhur me këtë vendim, ish-drejtuesi e Arsimit Parauniversitar, Qemal Çejku, në studion e lajmeve në MCN TV, tha se vazhdohet të ndërtohen shkolla pa standarde, ku nuk ka mundësi minimale të ofrimit të ngrohjes në kryeqytet, e lere më në zonat e thella, ku i ftohti është gjithmonë evident në dimër.

Sipas tij, ka dështuar ngrohja në shkolla madje edhe në godinat e reja ku nuk funksionon fare sistemi ngrohës.

“Vazhdojmë të bëjmë shkolla pa standarde. Kur ne dështojmë në qytetin e Tiranës, imagjino se çfarë bëhet në zonat rurale ose rrethet e thella, ku shumica janë të prishura, kur nuk mund të funksionojë Tirana ose Durrësi, mendo më zonat malore. Mund të bëhej mbyllja në disa zona, por jo në të gjithë Shqipërinë, psh, zonat bregdetare, ku temp janë më të larta, s’ka nevojë të mbyllen”.

Sipas Çejkut, vendimi për të pezulluar mësimin për shkak të të ftohtit, nuk është i drejtë, kur dihet se jemi në situatën e shtuar me rastet covid, dhe mbyllja do te duhej të ishte bërë për këtë shkak.

 “Pjesa që shkollat tona nuk kanë infrastrukturë, bie sepse, jemi në një pandemi që ka arritur kulmin, e për të mos qene pjesë alarmante, i mbylli shkollat për tre ditë, ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë që të bëhen testime në shkollat, as teste, as karantinë të të sëmurëve. Testi do të duhej të ishte të paktën dy herë në javë, dhe kjo situatë do të na çoj në një mbyllje totale.

Pra nuk ka plan masash, një strategji, por ato duhet të menaxhoheshin në pandeminë që jemi sot”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy