
Në prag të festave të fundvitit, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të fruta perimeve dhe produkteve të tjera të nevojshme. Përballë kësaj situate për të cilën thonë se është e papërballueshme, ata kanë zgjedhur të reduktojnë blerjet, ndërkohë tregtarët ankohen për rënie të fuqisë blerëse.



