
Regjisori Erion Kame, thotë se të bësh një film është më mirë se të mos e bësh, pasi do të thotë të thuash diçka.
Ai foli për filmin e tij “Një jetë me ty”, me skenar dhe regji prej tij, në emisionin “Arnautistan”.
Shikuesi shqiptar ka një lloj nostalgjie nga filmat e vjetër. Filmat e rinj, nuk shihen si ata dikur. Ne Kemi pasur regjisorë të mirë, aktorë të mirë, por ka munguar diçka shumë erëndësishme, dimensioni i lirisë. Në muzikë mund të bëje çfarëdo deri në një farë pike, kurse Kinostudio ka qenë shumë e kontrolluar. Sepse diktaturat ia dinë vlerën imazhit, filmi është imazh.
Lidhur me rrjetet sociale dhe ndikimin në film, ai tha se gjithsecili do gjejë vendin e vetë dhe se filmi po përshtatet me teknologjinë.
Ai tha se për filmin është i kënaqur, teksa bëri me dije se ka qenë buxhet shumë i ulët dhe se u bënë bashkë tre shokë, Tan Arban dhe Tan Kazazi dhe së bashku vendosën të bëjnë një film me pasion.
Të kesh një film është më mirë se të mos kesh një film. Filmi ka një formë ekonomike, tre aktorë protagonistë, ka dhe aktorë të tjerë. Filmi ka ngjarje, nuk të lë asnjë moment që të ulësh kokën. Filmi është xhiruar në 2018, ishte tërmeti kur donim të jepnim premierën, pastaj pandemia. Tani që filloi lufta, thamë të vendosnim paqe në botë, arti asnjëherë nuk bën keq.



