
Një aksident ajror ka ndodhur në Etiopi, ku një avion Boeing 737 i Ethiopian Airlines u rrëzua pak pas ngritjes nga Addis Abeba drejt Narobit në Kenia , duke i marrë jetën të gjithë pasagjerëve në bord.
Avioni është përplasur rreth orës 9 të mëngjesi me orën lokale 6 minuta pas nisjes nga Addis ABEBA rreth 48 km në jug të kryeqytetit etiopian. Në të ndodheshin 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të njohura.
Kryeministri Abiy Ahmed shprehu "ngushëllimet e tij më të thella" për viktimat në Tuitter.
Fill pas ngjarjes, kompania ajrore tha se operacionet e shërbimit të shpëtimit ndodheshin në zonën e aksidentit, por për fat të keq nuk pati asnjë të mbijetuar.
Avioni 737 Max-8 është relativisht i ri në fluturim. Ai u shtua në flotën e linjave ajrore të Etiopisë në korrik të vitit të kaluar.
Një tjetër aeroplan i të njëjtit model u përfshi në një aksident pesë muaj më parë, kur gjatë fluturimit u rrëzua në Indonezi me gati 190 persona në bord.
Hetuesit thonë se pilotët e avionit kanë hasur vështirësi me një sistem të automatizuar të projektuar për të mbajtur aeroplanin të bllokuar, një ndër karakteristikat e reja të Boeing 737 Max. Sipas të dhënave sistemi anti-stalling ka bllokuar avionin, pavarësisht përpjekjeve të pilotëve për ta korrigjuar këtë defekt.
Avionët e Ethiopian Airlines fluturojnë në shumë destinacione në Afrikë, çka e ka bërë atë një transportues popullor në një kontinent ku shumë linja ajrore fluturojnë vetëm drejt vendeve jashtë Afrikës. Ai ka një reputacion të mirë në lidhje me sigurinë, edhe pse në vitin 2010 një nga aeroplanët e kompanisë u rrëzua në Detin Mesdhe pas pak largimit nga Bejruti.



