
Ervin Goce në studion e lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar lidhur me krizën energjetike, u shpreh se shteti është duke luajtur me frikën e qytetarëve dhe se çdo veprim i bërë aktualisht është një lojë politike.
Zakonisht protestat bëhen masive dhe artikulohen në mënyrë fëminore por këtu po flasim për një goditje sistemike ku një pjesë e madhe prodhojnë dhe japin produkte. Që të thuash këtu se kapërcyem krizën se kemi poçin te shtëpia, kjo nuk ka sens.
Po arriti puna deri këtu, kemi të bëjmë me kolaps dhe jo me krizë. Kriza është histori tjetër, kriza e modelit, nuk ka një lëvizshmëri të tregut, Shqipëria nuk ka një vizion të mirëfilltë për këtë gjë se di sa do harxhojë për një kohë të caktuar dhe nëse Rama do të thoshte këtë gjë dhe nga ana tjetër flitet për dhurata ndaj Kosovës etj, kjo është një autoritet totalitar ku shteti një gjë që e ka në dorë luan me psikikën, frikën e qytetarëve dhe kjo loja me Kosovën më duket komplet politike lojë me nervat dhe imazhin. Ne jemi akoma në investimet e kohës së monizmit.



