Kuvendi do të rikthehet sot pas pushimeve të fundvitit për të mbyllur sesionin e fundit parlamentar para zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjatë këtij sesioni parlamentar, Kuvendi pritet të shqyrtojë e të miratojë një sërë projektligjesh. Mes 50 nismave ligjore që do të shqyrtohen para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, disa prej tyre pritet të prodhojnë polemika dhe debate, për shkak të përmbajtjes së tyre.
Ndryshimi i Kodit të Familjes
Ndryshimi i Kodit Detar
Ndryshimi i Kodit Rrugor
Ligji i për Gardën e Republikës
Projektligj për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit
Projektligj për privilegjet e krerëve të drejtësisë së re pas largimit nga detyra
Ndryshimi i ligjit për sektorin minerar
Ligji për disiplinën në ushtri
Ligji për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse
Ligji për referendumet
Ligji për amnistinë fiskale
Ndryshime në ligjin për statusin e deputetit
Ligji për azilin në Shqipëri
Ligji për të huajt
Ligji për Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore
Ndërkaq sot në rendin e ditës është caktuar miratimi i kalendarit të raporteve që do të dorëzojnë organet kushtetuese, ndërsa sekretari i Përgjithshëm, do të ngarkohet për të marrë masat mborjtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Seanca parlamnetare nis punën prej orës 17.



