
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin Orest Sota, i cili u kap me 863 mijë euro në makinë. Prokuroria thotë se paratë ishin të ish-ministrit Tahiri, pasi është përgjuar shoferi i Sotës, ndërsa avokati Braka thotë se këto para do të paguheshin te kompania Kurum.



