
Sekretari i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zeqiri, është arrestuar duke u lënë 30 ditë në paraburgimin e Shkupit. Ky i fundit dyshohet se ka abuzuar lidhur me një kontratë për shërbime konsulence duke shpërdoruar detyrën.
Gjykatësi e argumentoi masën e sigurisë duke u shprehur “ekziston rreziku i arratisjes, zhdukjes të gjurmëve apo ndikimit të dëshmitarëve, si dhe rrezikut që ai të përsërisë veprën”.
Organi i akuzës dyshon se sekretari në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, ka lidhur kontratë për shërbime konsulence pa prokurim publik. Kontrata kap vlerën 941, 985 euro, që është rreth 147,000 më shumë se shuma e parashikuar.



