Mungesa e infrastrukturës urbane, cilësia e shërbimeve, shoqëruar edhe me çmimet e larta janë disa nga arsyet që 90 % e turistëve të mos kthehen më vitin tjetër.
Ky është konstatimi i bërë nga kreu i operatorëve turistik të Jugut Vasil Bedinaj, i cili në studion e MCN Live bëri thirrje për ndërhyrje.
Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi dhe ekspertja në këtë sektor, Flora Xhemani Baba, folën me tone optimiste për statistikat, ndërsa si problematikë shohin sezonin e shkurtër turistik.



