Daçiç për Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku

Daçiç për Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku

Ndryshimet e fundit në qeverinë Hoti në Kosovë, kanë zgjuar reagime edhe në Beograd. Në kohën kur bisedimet Kosovë-Serbi, janë në proces e sipër, për kryetarin e Kuvendit serb, Ivica Daçiç, është e pamundur të gjesh një grup politik në Prishtinë me të cilin do gjindej një gjuhë pozitive ndaj qëndrimeve serbe.

“Është e vështirë të gjesh një set politik në Prishtinë që do të ishte pozitiv ndaj qëndrimeve të serbëve dhe gjëja më e rëndësishme për Beogradin është paqja", tha sot kryeparlamentari Daçiç, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzoi qeverinë e Avdulah Hotit.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë një intervistë të gjatë në Tv serb “Happy”, shkoi aq larg duke fyer ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe duke e quajtur si "shumë të keqe". Ai tha se Osmani është për çdo gjë kundër.

“Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Daçiç, teksa moderatorët e emisionit ia kujtuan përplasjet e tij edhe me ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, shtoi ai.

Daçiç ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë që pritet të mbahen së shpejti. Ai tha se aty është krijuar një praktikë që sa herë ka bisedime me Serbinë dhe që është afër të arrihet ndonjë marrëveshje, në Kosovë shpallen zgjedhje.

“Deri dje lajm ishte samiti që do të organizohej nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por në mbrëmje doli Gjykata Kushtetuese dhe e rrëzoi Qeverinë. Është krijuar kjo praktikë qëkur unë isha pjesëmarrës në dialog. Gjithnjë dilte ndonjë problem dhe garnitura e re thoshte se nuk marrin përsipër atë që është folur dhe që është nënshkruar më herët”, ka thënë Daçiçi, i cili ka mbajtur edhe funksione tjera të larta si kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ivica Daçiç tha më tej se pret që serbët të dalin edhe më të fortë dhe më të bashkuar nga zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy