
Nënë e bijë të infektuara me Covid kanë humbur jetën ditën e sotme në Spitalin Shefqet Ndroqi, ku ishin shtruar për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Bëhet fjalë për Safete Lekën, 93 vjeç dhe Vera Hysën 71 vjeç nga qyteti i Librazhdit.
Nënë e bijë jetonin në të njëjtën banesë së bashku me bashkëshortin e Verës.
Burime bëjnë me dije se fillimisht nga ndërruar jetë 93-vjeçarja, dhe fill pas 4 orësh ka humbur jetën edhe vajza e saj Vera Hysa.



